Solskjaer e pranon: Jemi duke punuar për një apo dy transferime - Bota Sot
Solskjaer e pranon: Jemi duke punuar për një apo dy transferime

Futboll

Solskjaer e pranon: Jemi duke punuar për një apo dy transferime

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 13:57
Traineri i Manchester United, Solskjaer

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, thotë se klubi është duke punuar për transferimin e një apo dy lojtarëve gjatë këtij afati kalimtar të verës, në tentim për ta përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

“Djajtë e kuq” tashmë veçse i kanë shtuar në skuadër dy futbollist e rinj të talentuar anglezë – Daniel  James dhe Aaron Wan-Bissaka – mirëpo kjo mund të mos jetë e gjitha për anglezët.

Spekulimet sugjerojnë se do të kenë edhe transferime të tjera, pasi që mesfushori i Sportingut Bruno Fernandes dhe qendërmbrojtësi i Leicester Cityt Harry Maguire raportohet se janë afër transferimit në “Old Trafford”.

Solskjaer nuk e zbuloi identitetin e lojtarëve të cilët klubi është duke i vëzhguar, mirëpo shtoi se klubi është duke e bërë të pamundurën në tenim për të sjellë në “Teatrin e Ëndrrave” lojtarë sa më të talentuar.

“Epo mirë, siç kam thënë, ne jemi duke punuar për transferimin e një apo dy lojtarëve. Synimi im është se ne duhet të bëhemi gati për këto ndeshje dhe për seancat stërvitore”, ka thënë Solskjaer, para ndeshjes të së shtunës kundër Interit. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...