Zyrtare: Valdes kthehet në Barcelonë, këtë herë si trajner

Futboll

Zyrtare: Valdes kthehet në Barcelonë, këtë herë si trajner

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 14:02
Victor Valdes

Ish-portieri i Barcelonës, Victor Valdes, është kthyer në klub me një kontratë që është e vlefshme deri në vitin 2020, me opsionin për ta zgjatur atë edhe për një vit. Mirëpo, këtë herë, spanjolli do të kthehet si trajner i ekipit U-19 të Barcelonës.

Victor Valdes nënshkroi marrëveshjen me klubin katalonas të premten në mëngjes, duke u bërë kështu pjesë e stafit të trajnerëve të klubit katalonas.

Spanjolli do t’i fillojë përgatitjet parasezonale me skuadrën e tij më 29 korrik dhe pastaj do të marrë pjesë në hapjen e stadiumin të ri “Johan Cruyff”, e cila do të zhvillohet mes ekipeve të të rinjve të Ajaxit dhe Barcelonës, më 27 gusht.

Valdes, i cili kaloi nëpër sistemin e akademisë së Barcelonës La Masia, i kaloi 12 vjet si pjesë e ekipit të parë të Barcelonës, mes viteve 2002 dhe 2014. Gjithsej, ai i bëri 535 paraqitje për klubin, duke i fituar shumë trofe gjatë kohës kohe.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, kishte zbuluar para disa javëve se Valdesi do të kthehet sërish në Camp Nou, pasi i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist profesionit.

“Unë bisedova me Victorin para disa ditëve në telefon dhe ai më tha: “President, a mendon se ka ardhur koha që unë të kthehem në Barcelonë?”. E kam ndjekur atë gjatë këtij viti të suksesshëm si trajner”, u shpreh Bartomeu.

“Unë i thashë se ai duhet të mendoj për ndonjë ofertë për të disa ditë dhe pastaj do të takohemi drejtpërdrejt. Jam shumë i kënaqur që ai do të kthehet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat