Neymar ka bërë një zgjedhje tejet befasuese kur është pyetur për lojtarin më të mirë që është përballur

Futboll

Neymar ka bërë një zgjedhje tejet befasuese kur është pyetur për lojtarin më të mirë që është përballur

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 16:16
Neymar

Në mesin e pakënaqësive të Neymarit këtë verë, e ardhmja e tij nuk është as afër të zgjidhet.

Aq e madhe është pakënaqësia e lojtarit më të shtrenjtë në botë te Paris Saint-Germaini sa që Barcelona është e vendosur ta rikthejë atë në “Camp Nou”.

“Sky Germany” raporton se blaugranët do të bëjnë një ofertë prej 100 milionë eurove plus dy lojtarë nga lista me gjashtë futbollistë ku bëjnë pjesë Philippe Coutinho, Ousmane Dembele, Ivan Rakitic, Nelson Semedo, Malcom dhe Samuel Umtiti.

Duke marrë parasysh faktin se marrëdhënia e PSG-së me sulmuesin ka prekur fundin e fundit, mund të pritet që francezët të jenë të hapur për negociata.

Mirëpo, jo domosdoshmërisht, pasi kalimi i lojtarit në “Parc des Princes” kishte lënë shije shumë të hidhur te të dy klubet.

Sidoqoftë, së fundmi Neymar i është nënshtruar një sesioni “pyetje-përgjigje”, ku i është shtruar pyetja të emërojë lojtarin më të mirë me të cilin është përballur.

“Lojtari më i mirë me të cilin jam përballur? Sergio Ramos,” tha ai.

“Sepse ai është qendërmbrojtës brilant dhe për më shumë, ai shënon gola.

“Ai është shumë i vështirë të luash kundër tij.”

Braziliani është ndeshur me Ramosin plot nëntë herë, duke fituar katër, një barazim dhe katër humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat