Revoltohet keq me…

Futboll

Revoltohet keq me…

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 16:54
Revoltohet keq me…

Ka shumë gjëra që mund ta nervozojnë një bukuroshe në mesditë, por ndoshta asgjë më shumë se sa një gjobë e padrejtë makine.

Sot i ka rastisur moderatores së “Supersport” Vilma Mashës, që të përballet me një gjobë të padrejtë nga policia bashkiake e Tiranës.

Në profilin e saj në instagram, Vilma Masha ka publikuar gjobën, së bashku me mesazhin e prenotimit të parkimit. Sipas moderatores, nuk ishte mbushur ende 1 orë nga parkimi, por policët e kanë gjobitur gjithsesi me 10 mijë lekë të vjetër gjobë.

Natyrisht, më shuëm se sa shuma e gjobës, ajo që e ka acaruar më së shumti është moskorrektësia e punonjësve, pasi sipas Vilma Mashës duheshin edhe 2 minuta që të përfundonte orari i parkimit, por ajo ka qenë e përpiktë. “Mos u ngopshi!”, ka qenë postimi i saj së bashku me fotot ku tregon se është gjobitur pa të drejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat