Probleme apo jo për mbrojtësin e Realit

Futboll

Probleme apo jo për mbrojtësin e Realit

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 17:42
Probleme apo jo për mbrojtësin e Realit

Kompania e Sergio Ramos, “Aguileña de Inversiones SA” është dënuar më 250 mijë euro gjobë, për shkak të prerjes së pemëve ilegalisht.  

Kompania kishte prerë disa pemë në mënyrë ilegale, duke bërë që gjykata e Madridit të vendosë një gjobë për të. Gjithashtu ata janë urdhëruar që t’i zëvendësojnë përsëri pemët e prera, të cilat mendohet se kapin numrin e 90 pemëve të ndryshme si: pisha, plepi, lisi, dhe ulliri.

Procedura u hap në janar të këtij viti, kundër kompanisë që kryente prerje të paautorizuara në La Moraleja.

Kjo gjobë nuk pritet të jetë një problem i madh për yllin e Real Madridit, i cili fiton shuma të majme me spanjollët. Gjithsesi edhe njëherë shteti spanjoll tregon se asnjë pemë nuk duhet të pritet, në mënyrë ilegale dhe të paautorizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat