Pefqeli zgjedh ngjyrat bardhekaltër të Llapit - Bota Sot
Pefqeli zgjedh ngjyrat bardhekaltër të Llapit

Futboll

Pefqeli zgjedh ngjyrat bardhekaltër të Llapit

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 18:02
Pefqeli zgjedh ngjyrat bardhekaltër të Llapit

Mërgim Pefqeli është edhe zyrtarisht futbollist i Llapit. Pefqeli që sezonin e fundit ishte pjesë e Prishtinës sot ka kryer prezantimin e tij me fanellën e Llapit që do ta veshë në stinorin e ri. "Kontrata e nënshkruar me Mërgim Pefqelin është njëvjeçare.

Pefqeli, 25 vjeç, i lindur më 25.11.1993 në Prishtinë është mesfushor që luan në të gjithë krahët dhe pozicionet. 

Pefqeli përveç instiktit që ka për gol, ai njihet edhe për mençurinë dhe qetësinë para portës ku ka arritur të realizoj disa gola vendimtar për skuadrat e tij të mëparshme.

Ka luajtur për Ramiz Sadikun, Fushë Kosovën, Trepçën, Hajvalinë, Trepçën '89 dhe së fundmi për Prishtinën", bëhet e ditur nga FC Llapi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...