James mbetet larg, Napoli në sulm për “dështakun” e Barcelonës

Futboll

James mbetet larg, Napoli në sulm për “dështakun” e Barcelonës

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 19:49
Malcom

Napoli është në kërkim të një sulmuesi anësor (winger), teksa negocimi me Real Madrid për të marrë shërbimet e James Rodriguez duket se ka dështuar, sepse klubi madrilen nuk ka pranuar huazimin, por vetëm shitjen për 42 mln euro.

Për këtë, drejtuesit e klubit italian po shqyrtojnë të gjithë opsionet e tjera. Në listë është edhe Nicolas Pepe i Lille, por kartoni i tij vlerësohet në 90 mln euro nga klubi francez dhe do të ishte një operacion me kosto tepër të lartë.

Për të gjetur një zgjidhje më imediate është menduar emri i Malcom. Sulmuesi brazilian do të largohet nga Barcelona, sepse hapësira për të është shumë e vogël dhe ajo që ka treguar në fushë nuk e justifikon shumën e shpenzuar për të.

Napoli do të paraqesë ofertën me formulë huazimi për një sezon, me të drejtë blerje për 40 milionë euro. Aq sa Barcelona e bleu nga Bordeaux një vit më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat