Strakosha lë pas dëmtimin dhe i bashkohet skuadrës në grumbullim

Futboll

Strakosha lë pas dëmtimin dhe i bashkohet skuadrës në grumbullim

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 22:11
Thomas Strakosha

Thomas Strakosha duket se ka lënë pas dëmtimin e pësuar në fund të sezonit dhe është gati për të nisur përgatitjet sezonale me klubin e Lazios.

Portieri i Kombëtares Shqiptare ka kryer vizitat mjekësore në Romë dhe ka udhëtuar në Auronzo di Cadore, ku Lazio po kryen fazën përgatitore, ndërsa pritet që të nisë punën nga dita e nesërme.

Burime pranë klubit bardhekaltër thonë se Strakosha do të nisë me një program të personalizuar përgatitjesh, për të synuar arritjen e formës më të mirë në fillim të kampionatit.

Kujtojmë që për shkak të këtij dëmtimi, Thomas Strakosha mungoi edhe në dy ndeshjet eliminatore të Euro 2020-ës me Shqipërinë, përballë Islandës dhe Moldavisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat