Barcelona vendos: Coutinho dhe Rakitic janë në shitje

Futboll

Barcelona vendos: Coutinho dhe Rakitic janë në shitje

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 23:51
Coutinho dhe Rakitic

Barcelona ka ambicie të mëdha për sezonin e ardhshëm, dhe ka vendosur të jetë shumë aktive në tregun e transferimeve.

Pas transferimit të Antonio Griezmann, katalanët tani duan të sjellin në ‘Camp Nou’ brazilianin Neymar, por për ta bërë këtë duhet të shesin disa nga yjet e tyre.

Mediet katalunase raportojnë se drejtuesit e Barcelonës kanë vendosur të nxjerrin në shitje Philippe Coutinhon dhe Ivan Rakitic.

Për Coutinhon, Barcelona po kërkon 100 milionë euro, ndërsa për Rakiticin, deri në 50 milionë euro.

Sipas informacioneve të fundit, të dy lojtarët i janë ofruar PSG si pjesë e transferimit të Neymar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat