Giampaolo me shkop magjik, nxjerr nga pluhuri dështimin e Milanit

Futboll

Giampaolo me shkop magjik, nxjerr nga pluhuri dështimin e Milanit

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 00:56
Marco Giampaolo

Trajner i ri, situata të reja. Marco Giampaolo ka ndërmend t'i surprizojë të gjithë me Milanin e ri. Tekniku është impresionuar nga Andrea Conti. Ky i fundit është konsideruar një dështim i madh që pas afrimit nga Atalanta. 

Mbrojtësi ka qenë krejtësisht i pafat, pasi ka kaluar disa dëmtime shumë të rënda. Minutat i kanë munguar dhe nuk është parë kurrë si lider. Trajneri i ri i "Djallit", Giampaolo nuk mendon kështu. Ai kërkon të rilindë Contin dhe u ka komunikuar drejtuesve që e sheh si pjesë të rëndësishme të projektit të tij. 

25-vjeçari ka shansin të tregojë veten dhe t'i japë sërish drejtim karrierës së tij. Genaro Gattuso e riktheu sezonin e kaluar duke e futur në disa ndeshje si titullar, por vetëm 494 minuta për të. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat