Marcelo befason: Neymari është më i mirë sesa Hazardi

Futboll

Marcelo befason: Neymari është më i mirë sesa Hazardi

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 09:17
Neymar Jr.

Ylli i Real Madridit, Marcelo, thotë se ai do ta mirëpriste bashkëkombësin e tij brazilian, Neymarin, në skuadrën e “Los Blancos”, duke nxitur kështu edhe më shumë spekulimet për të ardhmen e anësorit në Paris Saint-Germain.

Neymari iu bashkua Paris Saint-Germainit nga Barcelona në vitin 2017m mirëpo ylli brazilian e ka kërkuar largimin nga klubi francez gjatë këtij afati kalimtar të verës pasi që nuk është i lumtur në Paris.

Real Madridi tashmë i ka bërë disa transferime të mëdha gjatë këtij afati kalimtar, duke e shtuar Eder Militaon, Luka Jovicin dhe Ferland Mendyn në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Por, transferimi më i madh i klubit është anësori i Chelseat, Hazardi, i cili iu bashkua klubit madrilen këtë verë. Real Madridi i siguroi shërbimet e tij pasi ia pagoi Chelseat 100 milionë euro për të.

Marcelo thotë se Hazardi i ka cilësitë për t’u konsideruar njëri ndër më të mirët në botë nëse ai vazhdon të ngrihet siç ka bërë deri më tani, por beson se Neymari tashmë ka arritur në atë nivel, duke bërë që të jetë më superior sesa belgu.

“Eden është një lojtar i nivelit më të lartë. Ai ka cilësi shumë të mirë dhe, sikurse Neymari, i posedon aftësitë për të qenë njëri ndër pesë futbollistët më të mirë në botë”, u shpreh Marcelo në një intervistë për të përditshmen spanjolle, Marca.

“Ai është mbresëlënës, nuk mund të krahasohen në mes vete. Por, për mua, Neymari është më i mirë”.

Barcelona shihet si favorite për ta transferuar Neymari nga PSG-ja këtë verë, që do të bënte që braziliani të ribashkohej me Lionel Messin e Luis Suarezin si dhe ta takonte transferimin tjetër të katalonase, Antoine Griezmannin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat