Edhe PSG-ja hyn në garë për Dybalan

Futboll

Edhe PSG-ja hyn në garë për Dybalan

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 09:18
Paolo Dybala

Paris Saint-Germaini është duke shpresuar se do të arrijë ta bindë Juventusin t’ia shesë Paulo Dybalan gjatë këtij afati kalimtar të verës, pasi që në Francë besojnë se mund ta blejnë argjentinasin për 50 milionë euro.

Sipas RMC Sport, drejtori sportiv i Paris Saint-Germainit, Leonardo, e ka shpërngulur vëmendjen e tij te Paulo Dybala, pasi që e konsideron si transferimin e përsosur, veçanërisht për shkak të tentimeve të Neymarit për t’u larguar.

Çmimi i argjentinasit është ulur në përqindje të madhe gjatë muajve të fundit për shkak të formës së tij të dobët në fund të sezonit dhe për shkak të ardhjes së trajnerit të ri, Maurizio Sarrit.

Deri më tani, ylli argjentinas i kishte injoruar ofertat nga skuadra si Interi dhe Manchester Unitedi, mirëpo Football Italia raporton se ai mund të bindet nga oferta e PSG-së, që ka kapacitet financiar për t’i ofruar pagë të madhe.

Mediumi francez, RMC Sport, insiston se interesimi i PSG-së për Dybalan është i ndarë nga interesimi i Juventusit për Neymarin, pasi që klubi francez nuk është i gatshëm të pranojë oferta për shkëmbim për brazilianin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat