Ronaldo do luajë në pozicion…

Futboll

Ronaldo do luajë në pozicion…

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 14:00
Ronaldo do luajë në pozicion…

Trajneri i ri i Juventusit, Mauricio Sarri, ka dalë në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes miqësore që do të luhet nesër, ndaj Totenhemit. Tekniku italian, foli për De Ligt, rolin e Ronaldos në fushë dhe për Pogbanë, tema që për momentin, janë ato që interesojnë shumë tifozëve bardhezi.

De Ligt? “Deri tani ai nuk është strërvitur me shokët e skuadrës, por ai do të jetë pjesë e lojës. Ne jemi pas në krahasim me Totenhemin, por nesër do të më pëlqente të shihja skuadrën në fushë me mentalitetin e duhur”.

Roli i Ronaldos? “Ai fitoi gjithçkka në nivel personal dhe kolektiv, duke filluar nga e majta. Përpjekja e parë do të jetë nisja nga ai pozicion, por me aftësitë që ai ka ta spostoj 10 metra më tutje, nuk është se do të ndryshonte gjë”.

Pogba? “Ai më pëlqen me të vërtetë shumë, por është një lojtar i Junajtid. Nuk jam drejtori sportiv dhe kështu nuk e njoh mirë situatën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat