Pulisic: Nuk jam zëvendësues i Hazardit - Bota Sot
Pulisic: Nuk jam zëvendësues i Hazardit

Futboll

Pulisic: Nuk jam zëvendësues i Hazardit

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 14:30
Christian Pulisic

Christian Pulisic ka insistuar se ai nuk është transferuar nga Chelsea si zëvendësues i Eden Hazardit.

Chelsea nuk ishte në dijeni nëse belgu Eden Hazardi do të vendoste të largohet nga skuadra kur ata i investuan 58 milionë funte për amerikanin e Dortmundit, Christian Pulisic, në janar.

Mediat botërore sugjeronin se Hazardi mund të largohej gjatë këtij afati kalimtar të verës, pasi që spekulimet për interesimin e Real Madridit nuk kishin të ndalur dhe këto spekulime i nxiste edhe vetë belgu.

Që nga atëherë, Chelsea është dënuar nga FIFA dhe nuk i lejohet transferimi i futbollistëve gjatë dy afateve kalimtare – këtë verë dhe në janar. Për këtë arsye, transferimi i amerikanit gjatë janarit ka rezultuar të ketë qenë një vendim i mrekullueshëm nga drejtuesit e Chelseat.

Për Pulisic janë krijuar pritshmëri të larta, përkundër që ai është ende vetëm 20-vjeçar. Por, ai insiston se nuk është nën presion për të qenë si Hazardi. Këtë e bëri të ditur në intervistën e tij të parë pas debutimit për Chelsean.

“Nuk jam këtu për t’u krahasuar me të ose çfarëdo tjetër. Natyrisht, Edeni ishte i mrekullueshëm dha bëri shumë për këtë klub. Këtë mund ta shihnim edhe sezonin e fundit dhe gjatë gjithë kohës që ishte këtu. Ai ishte një lojtar i mrekullueshëm”, ka thënë Pulisic.

“Për mua, është e rëndësishme që të paraqitem si vetja, ta dëshmoj veten para tifozëve dhe ta bëjë më të mirën që kam mundësi për t’i ndihmuar kësaj skuadre”.

“Tani duhet të dalë në fushë dhe t’i ndihmojë skuadrës në të gjitha format. Duhet të jem më i përqendruar edhe gjatë stërvitjeve dhe ta fitoj respektin që nga fillimi. Pastaj dua ta kem një ndikim sa më të mirë edhe në fushë”. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...