Shuan dyshimet

Futboll

Shuan dyshimet

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 15:25
De Rossi

Tani nuk ka më dyshime për të ardhmen e mesfushorit Daniele De Rossi, i cili u la jashtë projektit të Romës në fund të sezonit, por që nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli i luajtur.

Futbollisti është bindur nga ish shoku i tij i skuadrës, aktualisht Drejtor Sportiv te Boca Juniors, Nicola Burdisso, që t’i bashkohet skuadrës legjendare argjentinase.

Negociatat i ka konfirmuar edhe presidenti i “gjenovezëve”, Daniel Angelici, i cili në një intervistë për mediat argjentinase tha se me 99% De Rossi do të veshë fanellën e Boca Juniors.

“Negociatat me De Rossin janë drejt përfundimit dhe mund t’ju them se me 99 % do të veshë fanellën e Bocës. E presim të vijë në Buenos Aires këto ditë, për të sistemuar edhe detajet e fundit”, tha Angelici.

Ndërkohë mediat në Argjentinë thonë se De Rossi do të nënshkruajë një kontratë të vlefshme deri në fund të muajit mars, kohë edhe kur përfundon kampionati, ndërsa drejtuesit e Bocas po përgatitin një prezantim spektakolar të tij, në stadiumin “La Bombonera”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat