Bunjaku si bombë në Gjermani - dy gola, humbjen 0:3 e shndërron në barazim!

Futboll

Bunjaku si bombë në Gjermani - dy gola, humbjen 0:3 e shndërron në barazim!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 korrik 2019 Në ora: 16:36
Bunjaku si bombë në Gjermani - dy gola, humbjen 0:3 e shndërron në barazim!

Ish reprezentuesi i kombëtares së Zvicrës dhe pastaj edhe i Kosovës, Albert Bunjaku, e nisi për mrekulli edicionin e ri në fanellën e skuadrës së Viktoria Koln, duke barazuar në udhëtim përkatësisht në Rostock me rezultat 3:3 me Hansa, në kuadër të Ligës së Tretë të Gjermanisë. 

Futbollisti nga Kosova shkëlqeu me dy gola dhe ishte më i merituari për pikën e fituar. 

Ai ka qenë si bombë, humbje nga 3:0 e shndërroi në barazim 3:3.   

Kyere Mensah (9'-autogol), Breier (13') e Opoku (19') shënuan për Hansën dhe Bunjaku (27' e 62') e Holzweiler (49') për Viktorian. 

Bunjaku luajti titullar deri në minutën e 85-të, ndërsa për Hansën luajti edhe Elsamed Ramaj nga minuta e 84-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat