Simeone flet për Griezmann pas largimit të lojtarit drejt Barcelonës

Futboll

Simeone flet për Griezmann pas largimit të lojtarit drejt Barcelonës

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 19:14
Diego Simeone

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka komentuar ish yllin e skuadrës së tij Antoine Griezmann.

Antoine Griezmann zgjodhi të largohet nga Atletico Madrid gjatë kësaj vere, duke shkuar në drejtim të Barcelonës.

Skuadra katalane pagoi 120 milionë euro për të siguruar shërbimet e lojtarit, dhe përkundër largimit të francezit, Simeone ka akoma dashuri për të.

“E dua atë djalë! Ai po shkon drejt një klubi të jashtëzakonshëm” ka thënë Simeone.

Përkundër faktit se Griezmann braktisi skuadrën vetëm një vit pasi rinovoi kontratën, Simeone nuk ka inat me lojtarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat