Gjilani triumfon kundër Llapit

Futboll

Gjilani triumfon kundër Llapit

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 19:50
Gjilani triumfon kundër Llapit

Gjilani ka triumfuar në ndeshjen e sotme kontrolluese kundër ekipit llapjan, KF Llapi, e zhvilluar në stadiumin "Agim Ramadani-Katana", në Gjilan.

Realizator i golit të vetëm në këtë ndeshje ishte Fiton Hajdari, i cili në pjesën e dytë me golin e tij i dha epilogun final këtij takimi.

Vlen të theksohet se futbollistët e Gjilanit sot zhvilluan një ndeshje mjaftë të mirë ku krijuan shumë raste të mira shënimi dhe treguan formë të lartë sikurse fizikisht po ashtu dhe teknikisht që rezultoi me posedimin e topit në pjesën më të madhe të ndeshjes.

Ndeshja ishte me ritëm të lartë përgjatë 90 minutave ku u pa një futboll i bukur për sy para të pranishmëve që ishin rreth 500 shikues për ta ndjekur ndeshjen e sotme nga afër.

Në ditën e sotme u pa lojë hapur nga dyja skuadrat në fushën e blertë, tregues i mir se skuadra e Gjilanit po mer formën e duhur para fillimit të këtij edicioni në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat