Drejtori i Barcelonës thotë se nuk kanë nevojë për Neymar

Futboll

Drejtori i Barcelonës thotë se nuk kanë nevojë për Neymar

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 21:34
Barcelona

Zërat e fundit nga Barcelona insistojnë se Neymar nuk i duhet skuadrës, duke hedhur poshtë gjasat për rikthim.

Gjiganti katalanas vazhdon të lidhet ngushtë me transferimin e Neymar nga PSG, pasi lojtari ka  bërë të ditur se nuk është i kënaqur në skuadrën e tij, por Eric Abidal së fundmi ka insistuar se është i lumtur me grupin e lojtarëve.

Abidal ka insistuar se Neymar është i panevojshëm në ‘Camp Nou’, me ardhjen e Griezmann në skuadër.

“Ne kemi gjashtë lojtarë ofensiv me Griezmann. Është trajneri ai që merr vendimet” ka thënë Abidal. Barcelona thuhej se kishte ofruar dy lojtarë plus 100 milionë euro për shërbimet e Neymar, por duket se kalkulimet kanë ndërruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat