Refuzohet shkëmbimi Icardi – Aubameyang

Futboll

Refuzohet shkëmbimi Icardi – Aubameyang

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 21:35
Mauro Icardi

Mauro Icardi është një nga lojtarët që nuk e di akoma se cila do të jetë e ardhmja e tij.

Lojtari argjentinas është në telashe me skuadrën e Inter, me ‘zënkat’ që kanë filluar nga edicioni i kaluar, kur lojtari mungonte për gjashtë javë me skuadrën.

Conte tashmë i ka bërë të ditur atij se nuk do të jetë pjesë e planeve të tij dhe se mund të largohet nga skuadra.

Një nga planet ishte shkëmbimi me Pierre Emerick Aubameyang të Arsenal, por  ‘Sportmediaset’ raporton se Icardi ka refuzuar një opsion të tillë.

Sipas po të njëjtave burime, lojtari dëshiron skuadrën e Juventus, në rast largimi nga Inter.

Në anën tjetër, Napoli mbetet skuadra me interesimin më të madh për argjentinasin, duke ofruar 60 milionë euro për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat