De Ligt komenton zërat që thonë se ai kërkoi pagë të majme tek PSG - Bota Sot
De Ligt komenton zërat që thonë se ai kërkoi pagë të majme tek PSG

Futboll

De Ligt komenton zërat që thonë se ai kërkoi pagë të majme tek PSG

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 21:38
Matthijs de Ligt

Transferimi më i ri i Juventus, Matthijs de Ligt, ka komentuar zërat që thonë se ai kërkoi nga Paris Saint Germain një pagë të majme për të nënshkruar me ta.

PSG, Barcelona dhe Juventus ishin tri skuadrat që garuan për shërbimet e holandezit, dhe sigurisht, nga të tri këto, ishte PSG ajo që joshte me para.

Disa zëra thoshin se lojtari ka kërkuar pagë më të lartë sesa ajo e Kylian Mbappe për të kaluar në Paris, por De Ligt ka hedhur poshtë këto zëra.

“U mundova ta largojë vetën sa më shumë nga spekulimet, por aty ka gjithmonë diçka” ka thënë fillimisht De Ligt.

“Mesazhi më i çmendur që kam lexuar ishte se unë nuk shkoj tek PSG për shkak të pagës dhe doja të fitoja më shumë sesa Mbappe. Non sens” ka shtuar qendër mbrojtësi.

“Paratë nuk luajnë ndonjë rrol për mua. Gjithkush që më njeh e di këtë” ishin fjalët e holandezit.

De Ligt u transferua tek Juventus për shumën e 75 milionë eurove, dhe do të fitojë rreth 12 milionë euro në sezon, përfshirë bonuset.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...