120 milionëshi i Atleticos lëndohet në ndeshjen e parë miqësore

Futboll

120 milionëshi i Atleticos lëndohet në ndeshjen e parë miqësore

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 21:38
Joao Felix

Ylli 120 milionësh i Atletico Madrid, Joao Felix, e ka nisur mbrapsht karrierën e tij tek Atletico Madrid.

Portugezi pritet të ketë paraqitje të mira tek Atletico, por ai pësoi një dëmtim të papritur në ndeshjen e parë në Numancia.

Me lëndimin e pësuar, dyshimet janë të mëdha mbi gjendjen fizike të Felix, i cili këtë verë erdhi tek Atletico për shumën e 120 milionë eurove.

Lojtari luajti më pak se 30 minuta në debutimin e tij, por këto minuta u vlerësuan të ishin pozitive për të.

Nuk dihet akoma se sa do të mungojë Joao Felix, por skuadra është me shpresën që dëmtimi të mos jetë serioz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat