Hazard debuton për Real Madridin, me numrin 50 në shpinë - Bota Sot
Hazard debuton për Real Madridin, me numrin 50 në shpinë

Futboll

Hazard debuton për Real Madridin, me numrin 50 në shpinë

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 09:02
Eden Hazard

Eden Hazard debutoi për Real Madridin në një ndeshje miqësore ndaj Bayern Munichut në Houston, duke e bartur fanellën me numrin 50 në shpinë.

Duke qenë se ende është pa numër zyrtar, pasi numri i tij i parapëlqyer, 7, është i zënë nga Mariano Diaz, anësori belg zgjodhi një numër unik për ndeshjen e tij të parë për Madridin.

Ndërkohë, blerjet e reja Ferland Mendy dhe Luka Jovic zgjodhën numrat 23 dhe 18, përkatësisht, të cilët deri tani janë bartur nga Sergio Reguilon dhe Marcos Llorente, përkatësisht.

Zgjedhja befasuese e Hazardit, megjithatë, është e mundur vetëm në ndeshje miqësore sepse La Liga lejon përdorimin e numrave vetëm nga 1 deri në 25. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...