Injoroi keq kryeministrin

Futboll

Injoroi keq kryeministrin

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 12:30
Injoroi keq kryeministrin

Algjeria ditë më parë fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës në finale kundër Senegalit.

Baghdad Bounedjah shënoi golin e fitores së madhe të kombëtares algjeriane, duke shënuar qysh në minutën e dytë të ndeshjes dhe ky gol doli të jetë i mjaftueshëm për triumfin e Algjerisë.

Futbollisti kryesor i kombëtares pa dyshim është ylli i Manchester City, Riyad Mahrez, i cili barti edhe shiritin e kapitenit, shkruan insporti.

Mahrez shënoi një super gol në gjysmëfinale duke u shndërruar në hero të popullit të vet.

Megjithatë, ai është bërë edhe më shumë hero pasi ka bërë një veprim që po vlerësohet shumë.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të trofeut, Mahrez injoroi kryeministrin e Egjiptit, Mostafa Madbouli i cili akuzohet për afera korruptive.

Ky veprim i Mahrez ka bërë jehonë në rrjetet sociale.

Një veprim që nuk bëhet nga futbollistët shqiptarë me politikanët e vendit tonë që akuzohen për korrupsion, madje përkundrazi ata publikojnë edhe fotografi në rrjetet e tyre sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat