Është lodhur me Realin - Bota Sot
Është lodhur me Realin

Futboll

Është lodhur me Realin

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 12:52
Aurelio De Laurentiis

I lodhur nga negociatat pa rezultat për të sjellë në Napoli fantazistin kolumbian James Rodriguez, Aurelio De Laurentiis ka hedhur sytë drejt një tjetër futbollisti.

Bëhet fjalë për francezin e Lyonit, Nabil Fekir, i cili ishte shumë pranë firmës me Betisin në Spanjë, por hyrja në garë e Napolit, bëri që marrëveshja të ndalej.

Fekir ka një kontratë të vlefshme deri në verën e ardhshme me Lyonin dhe këta të fundit janë gati të pranojnë një shifër prej 25 milionë eurosh, për të mos e humbur me parametra zero vitin tjetër.

Nga ana tjetër, Napoli është i gatshëm të paguajë atë shifër dhe t’i sjellë Ancelottit një fantazist që di të luajë mirë pas sulmuesve dhe që ka marrëdhënie mjaft të mira me golin.

Nabil Fekir luan te Lyoni që prej verës së 2013-s dhe në total ka zbritur në fushë 193 herë, duke shënuar 69 gola dhe asistuar 48 të tjerë, shifra këto vërtetë impresionuese për një futbollist 26-vjeçar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...