Serbët ilustrojnë Shaqirin dhe Zenelin, pastaj shkarravisin dhe ia huqin

Futboll

Serbët ilustrojnë Shaqirin dhe Zenelin, pastaj shkarravisin dhe ia huqin

Nga: Kemajl Goca Më: 21 korrik 2019 Në ora: 13:16
Serbët ilustrojnë Shaqirin dhe Zenelin, pastaj shkarravisin dhe ia huqin

Disa nga mediat serbe gjejnë vend të bëjnë zhurmë të panevojshme, duke përhapur turli propagande.  Mediumi serb “Kurir”, ka ilustruar fotot si kryesore yllin e Kosovës, Xherdan Shaqiri dhe Erfan Zeneli.

“Kurir” shpreh shqetësimet e tija para sfidës të së mërkurës (me 24 korrik, 20.45) që luhet në stadiumin ‘Rajko Mitiq’ (Marakana), mes Cërvena Zvezdës së Beogradit dhe Helsinkit nga Finlanda, në kuadër të rrethit të dytë eliminator të Champions League.

Zhurma e serbëve është se në Beograd do të zbarkojë sulmuesi nga Kosova, Zeneli, por ky mediumi serb ka publikuar përbërjen e mundshme të skuadrës finlandeze pa Zenelin. Shkarravinat e këtij mediumit janë aq të neveritshme e të padurueshme. “Zvezda do të luajë kundër ekipit të Helsinkit, të cilët janë kampionët e Ligës finlandeze. Ata fituan titullin e 29-të në histori të tyre.

Ata luajnë në stadiumin "Telia 5G Arena", i cili ka kapacitetin 10,770 spektatorë. Zvezda është një favorit i madh, por askush nuk pret se do të jetë punë e lehtë në këtë ndeshje. Ekipi finlandez përbëhet kryesisht nga lojtarët vendas, por ka edhe të huaj. Disa prej tyre nga vendet fqinje - skandinave, por edhe nga Rusia, Brazili dhe Nigeria. 

Megjithatë, është edhe një futbollist nga Kosova dhe Metohija. Bëhet fjalë për 32-vjeçarin Erfan Zeneli”, shkruan mediumi serb.  Ky medium është aq informuar sa ia huqin edhe qytetin prej nga vjen Zeneli. “Zeneli ka lindur në Gjilan dhe ka kaluar pothuajse tërë jetën e tij në Finlandë.

Pjesa më e madhe e karrierës së tij u kalua në HJK Helsinki”, shkruan mes të tjera. Në fakt, Zeneli është me prejardhje nga Vushtrria dhe jo nga Gjilani. “Si do të mirëpritet ky shqiptar në Marakana, të gjithë e kanë më së të qartë provokimet e bashkatdhetarëve të tij, Xherdan  

Shaqiri dhe Granit Xhaka në Kampionatin Botëror – ‘Rusia 2018’, e vitit të kaluar”, shkarravisin serbët. 
HJK pritet të filloi ndeshjen me këtë përbërje sipas serbëve: Rudakov, Alho, Rafinja, Frajdej, O'Sonesi, Dalstrom, Para, Kairinen, Riski, Pelvas, Mensah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat