Si do të pritet shqiptari i Kosovës në Beograd, pyesin serbët!

Futboll

Si do të pritet shqiptari i Kosovës në Beograd, pyesin serbët!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 korrik 2019 Në ora: 13:31
Si do të pritet shqiptari i Kosovës në Beograd, pyesin serbët!

Duket se serbët i ka kapur sikleti i shqiponjës dykrenare të kombit shqiptar. 

Është një shqetësim për disa media serbe dhe të cilat shtrojnë pyetje të pazakonta, se si do të pritet shqiptari i Kosovës, Erfan Zeneli, në stadiumin “Marakana” (‘Rajko Mitiq’) në Beograd. 

Të mërkurën e 24 korrikut, në orën 20.45 në Beograd zhvillohet ndeshja mes Cërvena Zvezdës së Beogradit, klubi më i urryer në Ballkan dhe kampionit të Finlandës, Helsinki, në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Champions League në futboll.  

Serbët e kujtojnë shqiponjën dykrenare që bënë Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka kur shënuan për Zvicrën kundër Serbisë në stadiumi Kaliningrad të Rusisë së vitit të kaluar. 

“Si do të pritet shqiptari në Marakana, kur të gjithë e kanë shumë të qartë pas provokimeve identike të bashkatdhetarëve të tij, Shaqiri dhe Xhaka, në Botërorin e kaluar në Rusi”, pyet mediumi serb ‘Kurir’.

Zeneli luan sulmues dhe prania e tij në “Marakana” po frikëson Beogradin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat