Kroacia e bëri atë që askush s’e priste për Kujtim Shalën!

Futboll

Kroacia e bëri atë që askush s’e priste për Kujtim Shalën!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 korrik 2019 Në ora: 14:09
Kroacia e bëri atë që askush s’e priste për Kujtim Shalën!

Legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, ka një mijë e një arsye që të hip në kali të bardhë! 
Është mbret i futbollit në Kroaci!   

Image

Veriu ka Mbretin e vet Kujtim Shalën

Kroacia e bëri atë që askush s’e priste për Kujtim Shalën e Republikës së Kosovës!

Sigurisht as Shala nuk e ka pritur një nderim aq të madh, ku në qytetin e Zagrebit është portreti i madh i tij me ngjyrën e kaltër të dinamovitëve  dhe është shkruar me shkronja të mëdha: "Veriu ka Mbretin e vet Kujtim Shalën". 

“Çdo kush e ka mbretin e vet, mbreti jonë është Kujtim Shala”.

Shala falënderon Kroacinë: “Faleminderit Kroaci”!

Ish mesfushor-sulmuesi ka luajtur për Dinamon e Zagrebit në periudhën 1989-1991 dhe ishte alfa dhe omega e gjigantit kroat. 

Ish mesfushor-sulmuesi një ndeshje e ka edhe në petkun e kombëtares së Kroacisë pikërisht në vitin 1990.

Përderisa Shala në Kroaci ka respektin e pakufishëm, nderohet kudo dhe edhe me portret dhe quhet mbret, në Kosovë askush nuk e përfill dhe as që e thërret, një emër që shumë i duhet edhe afër vetes Federatës së Futbollit të Kosovës, edhe kombëtares së Kosovës, të paktën që ta kanë në mesin e tyre si emër i madh i futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat