Reagimi i Bales pas vendimit të Zidanes

Futboll

Reagimi i Bales pas vendimit të Zidanes

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 14:38
Reagimi i Bales pas vendimit të Zidanes

Çështja Real Madrid – Gareth Bale është duke u tensionuar ditë pas dite.

Trajneri francez, Zinedine Zidane nuk e ftoi për ndeshje kundër Bayern Munich duke e lënë jashtë listes prej 18 futbollistëve dhe pas ndeshjes në konferencën për shtyp deklaroi se shpreson në shitjen e tij sa më shpejt.

Pas ndeshjes, të cilën Real Madridi i Zidane e humbi 3:1, francezi tha se shpreson se Bale do të largohet sa më shpejt nga klubi.

Bale u pa duke u larguar nga stadiumi NRG të shtunën mbrëma dhe nuk u duk aspak i shqetësuar nga refuzimi që ia kishte bërë trajneri francez.

Real Madridi do të takohet me Arsenalin në ndeshjen e ardhshme miqësore dhe e gjithë vëmendja pritet të jetë në Bale.

Ndërkohë, menaxheri i Bale, Jonathan Barnett e ka kritikuar ashpër Zidanin për komentet e tij, duke thënë se klienti i tij meriton respekt sepse ka bërë shumë për Real Madridin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat