Sukseset e LL Sports Management nuk kanë të ndalur, Butrint Ahmeti ftohet nga Malmo FF

Futboll

Sukseset e LL Sports Management nuk kanë të ndalur, Butrint Ahmeti ftohet nga Malmo FF

Nga: D.RR Më: 21 korrik 2019 Në ora: 16:13
Butrint Ahmeti ftohet nga Malmo FF

LL Sport Management nga Suedia, me cheif scout of europe Ben Ademi, po korrin suksese të mëdha me talentët që ata po përzgjedhin.

Butrint Ahmeti, talenti i ri nga Kosova i cili deri para pak kohësh ka luajtur për klubin futbollistik 2 Korriku në Prishtinë, ka udhëtuar në Suedi me ftesën nga Ben Ademi, cheif scout of europe LL spietsmanagement ku pas suksesit të treguar atje, ka marrë ftesë nga MALMO FF, për të shfaqur aftësitë e tij edhe atje.

Image

Butrint Ahmeti bëhet lojtari i parë që pranon një ftesë nga një ekip i madh si MALMO FF, qe jeton jashte Suedis, ku dihet se në këtë klub kanë nisur karrierën lojtarë të mëdhenj, si Ibrahimovic.

Malmo FF pretendon se Butrint Ahmeti do të shitet më shtrenjtë sesa Ibrahimovic.

Image

LL Sports Manegment ka nën menaxhim edhe lojtarë të tjerë shqiptarë nga Kosova, të cilët edhe ata priten të depërtojnë në ekipe të mëdha evropiane, falë punës së madhe të menaxherit Ben Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat