De Gea ndërron mendjen

Futboll

De Gea ndërron mendjen

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 16:44
De Gea ndërron mendjen

Ishte me valixhet gati për t’u larguar nga Manchesteri, por një ofertë stratosferike e “Djajve të Kuq”, bëri që portieri spanjoll David De Gea të ndërrojë mendje dhe të pranojë rinovimin e kontratës.

Lajmi ne dhanë mediat britanike, sipas të cilave spanjolli ka rënë dakord të firmosë për 6 sezonet e ardhshme, pra deri në qershor të 2025-ës, me një pagë prej rreth 21 milionë eurosh në sezon, ose 130 milionë euro në total.

Kjo shifër e bën De Gean automatikisht portierin më të paguar në botë dhe njëkohësisht edhe futbollistin e dytë më të paguar te Manchester United, pas sulmuesit kilen Alexis Sanchez. De Gea pritet të kalojë në zyrat e klubit për të firmosur kontratën e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat