Shqiptarët e Zurich-ut zhgënjejnë në hapje të edicionit të ri!

Futboll

Shqiptarët e Zurich-ut zhgënjejnë në hapje të edicionit të ri!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 korrik 2019 Në ora: 19:10
Shqiptarët e Zurich-ut zhgënjejnë në hapje të edicionit të ri!

FC Zurich zhgënjeu në hapje të edicionit të ri në elitën e futbollit zviceran. As laiku më i madh nuk e kishte pritur se Zurich si vendas do të pëson humbje me rezultat të thellë 4:0 nga Lugano.  Një ditë e keqe për shqiptarët e Zurich-ut, reprezentuesin e Kosovës, Benjamin Kololli dhe Izer Aliu.

Kololli luajti tërë takimin, kurse Aliu u fut në minutën e 74-të dhe pas dy minutave u ndëshkua me karton të verdhë. Golat i shënuan: Mariq (30’-nga penalltia), Aratore (39’), Rodriguez  (45’) e Vecsei (79’).  

Kampioni i Zvicrës, Young Boys, befasoi si vendas duke barazuar me rezultat 1:1 me të rikthyerin në elitë, Servette. Ndeshja u përcoll nga 25110 shikues. Për kampionin shënon Ngamaleu (5’) dhe për mysafirët Wüthrich (31’).

Reprezentuesit e Kosovës, Idriz Voca dhe Shkëlqim Demhasaj, me ekipin e Luzernit, u kthyen me tri pikë domethënëse. Luzern triumfoi me rezultat 2:0 në konak të St. Gallenit.  Fitore që u sigurua në finish, me golat e Eleke në minutën e 87-të nga penalltia dhe Schneuwly (90+5’).

Voca u paraqit tërë ballafaqimin, kurse sulmuesi Demhasaj nga minuta e 67-të. Voca dhe Demhasaj dhanë maksimumin dhe e nisën në mënyrën më të mirë edicionin e ri.  Xamax importoi një pikë të madhe dhe ishte shumë afër fitores. Thun si vendas u nda baras 2:2 me Xamax-in. Xamax udhëhoqi me 0:2 me golat e Nuzzolos (26’ e 52’) dhe vendasit barazuan përmes Sorgiç (55’-nga penalltia) dhe Rapp (80’).

E veçanta e kësaj ndeshje ishte Taulant Seferi që u paraqit standard por u përjashtua nga loja në minutën e 74-të pas dy kartonëve të verdhë. Ndërsa Arbenit Xhemajli u inkuadrua në lojë në minutën e 89-të, i cili iu gëzua pikës së madhe të Xamax-it. Duhet theksuar, se të premten në mbrëmje Baseli si mysafir ngadhënjeu me rezultat 4:1 ndaj Sionit. Albian Ajeti shënon për Baselin dhe është goli i parë shqiptar për edicionin e sivjetshëm në Zvicër. 

Liga e Zvicrës
Young Boys-Servette    1:1
Zurich-Lugano    0:4
St. Gallen-Luzern    0:2
Thun-Xmax    2:2
Sion-Basel    1:4
Tabela
1. Lugano        1    1    0    0    4:0    3
2. Basel    1    1    0    0    4:1    3
3. Luzern    1    1    0    0    2:0    3
4. Xamax    1    0    1    0    2:2    1
5. Thun    1    0    1    0    2:2    1
6. Servette    1    0    1    0    1:1    1
7. Young Boys    1    0    1    0    1:1    1
8. St. Gallen    1    0    0    1    0:2    0
9. Sion    1    0    0    1    1:4    0
10. Zurich    1    0    0    1    0:4    0

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat