Igli Tare afron edhe një shqiptar nga Kosova te Lazio

Futboll

Igli Tare afron edhe një shqiptar nga Kosova te Lazio

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 21:29
Ekipi italian ka arritur marrëveshje me talentin Florent Shehun.

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka bërë edhe një afrim të rëndësishëm te Lazio.

Ekipi italian ka arritur marrëveshje me talentin Florent Shehun.

Ylli nga Kosova ishte kërkuar nga shumë skuadra të njohura, por ndikimi i Tares ishte jetik për zgjedhjen e tij, shkruan lajmi.net.

17-vjeçari ka lindur në Francë, ka pasaportë zvicerane, por është me origjinë nga Kosova.

“Jam shumë krenar dhe i lumtur që kam nënshkruar një kontratë profesioniste 3-vjeçare me Lazion. Falënderoj klubin dhe drejtorin Igli Tare për besimin”, ka shkruar ai në Twitter.

Shehu ka luajtur për moshat e Levantes në Spanjë, ndërsa përfaqëson ekipin e Zvicrës U-17.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat