Vjen oferta e madhe nga Kina, Bale bëhet lojtari më i paguar në histori

Futboll

Vjen oferta e madhe nga Kina, Bale bëhet lojtari më i paguar në histori

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 09:55
Gareth Bale

Beijing Guoan është gati të thyejë çdo rekord botëror për ta pasur Gareth Balen në skuadër.

Zinedine Zidane pranoi se Real Madrid po kërkon ta shesë anësorin pasi nuk e përfshiu në skuadër me Bayern Munchen të shtunën në mbrëmje.

Anësori uellsian fiton 17 milionë euro në vit në ‘Santiago Bernabeu’, mirëpo oferta e fundit nga Kina sigurt që do ta bëjë të mendoj dy herë për lëvizjen e tij të ardhshme.

Beijing Guoan i ka ofruar atij plotë 1 milionë euro në javë, raporton Mirror.

Në totale, Bale do të fitonte rreth 50 milionë euro në sezon dhe kësisoj do bëhej lojtari më i paguar në histori të futbollit.

Megjithë ofertën fitimprurëse, Bale ende beson se do luaj në Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat