Man City pranë blerjes së radhës - Bota Sot
Man City pranë blerjes së radhës

Futboll

Man City pranë blerjes së radhës

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 12:20
Thiago Almada

Manchester City është pranë finalizimit për të nënshkruar me njërin prej talenteve më premtuese të Amerikës së Jugut, Thiago Almada.

Sulmuesi i Velez Sarsfield ishte një nga zbulimet e sezonit të fundit të Superligës në Argjentinë, ku ai shënoi tri herë në 16 paraqitje në ligë.

Të impresionuar me aftësitë dhe potencialin e tij, Manchester City po kërkon të sigurojë shërbimet e tij për të cilin ka pasur interes nga gjithë Evropa.

Sipas The Sun, kampionët e Premierligës janë duke përgatitur një ofertë prej pak më shumë se 17 milionë euro dhe janë të bindur se Almada do të zgjedhë stadiumin ‘Etihad’.

Almada ishte pjesë e skuadrës së Argjentinës që mori pjesë në Kampionatin U20 të Amerikës së Jugut 2019, por nuk u zgjodh për Kupën e Botës U20 në Poloni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...