Raul rrezikon katër vite burg

Futboll

Raul rrezikon katër vite burg

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 14:50
Raul Gonzalez

Ish-lojtari i Real Madrid, Raul Gonzalez, është një shembull për t’u marrë sa i përket karrierës sportive, por jo në biznes.

Raul, 42 vjeç, aktualisht po punon si trajner i skuadrës së dytë të Real Madridit (Castilla).

Sipas El Mundo Deportivo, spanjolli akuzohet për krim ekonomik për shkak të pamundësisë për të shlyer borxhet.

Një shoqëri me emrin Aurantia, pretendon se ish-sulmuesi u detyrohet një borxh prej  7.17 milionë eurosh (pa interesa), për një investim të dështuar të Raul në një projekt për energjinë e rinovueshme.

Bashkë me 42-vjeçarin akuzohen edhe Carlos Redondo dhe nëna e tij Maria Luisa Blanco. Ish-sulmuesi, nëse shpallet fajtor, rrezikon nga 1 deri 4 vite burg.

Raul luajti 550 ndeshje me Realin, duke shënuar 228 gola. Me Spanjën, në 102 takime, realizoi 44 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat