Ish-presidenti i Realit zbulon gjithçka, Zidane u largua për këtë arsye

Futboll

Ish-presidenti i Realit zbulon gjithçka, Zidane u largua për këtë arsye

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 14:56
Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, “donte të mbante Cristiano Ronaldon dhe të shiste Gareth Bale” në fillimit të sezonit të kaluar, sipas ish presidentit të klubit Ramon Calderon.

Zidane njoftoi pas humbjes në International Champions Cup 3-1 ndaj Bayern Munchen të dielën se Bale nuk luajti në ndeshjen e para-sezonit, sepse ai ishte shumë afër largimit nga ‘Los Blancos’.

Trajneri i Realit ishte i hapur kur diskutonte të ardhmen e uellsianit në ‘Santiago Bernabeu’, duke thënë: “Ne shpresojmë që ai të largohet së shpejti, do të ishte më mirë për të gjithë”.

“Është e paqëndrueshme, sigurisht, për të gjithë, për lojtarin, për trajnerin dhe klubin”, tha Calderon për Sky Sports.

”Zidane i tregoi atij se nuk e kishe në plan në fillim të sezonit të kaluar – ai donte ta mbante Cristiano Ronaldon dhe ta shiste Bale”.

“Presidenti nuk e ndoqi atë këshillë, kështu që Zidane u largua nga klubi. Tashmë largimi i Bale nuk ka shpëtim”, zbuloi Calderon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat