Nabil Fekir transferohet aty ku nuk është pritur

Futboll

Nabil Fekir transferohet aty ku nuk është pritur

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 15:11
Nabil Fekir

Kapiteni i Olympique Lyonn, Nabil Fekir fluturoi në Seville të hënën, ku ai do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore me Betisin.

Karriera e Nabil Fekir tani do të vazhdojë në Andaluzi. Lyon ka arritur një marrëveshje me Betisin për transferimin e kapitenit.

Shuma e transferimit do të jetë pak më shumë se 20 milionë euro dhe mund të përfshijë një bonus prej dhjetë milionë eurosh dhe një përqindje rishitjeje prej 20%.

Kampioni i botës fluturoi në Spanjë të hënën [sot], ku janë planifikuar ekzaminimet mjekësore, raporto L’Equipe.

Ai nuk do të jetë i vetmi që do ta vesh fanellën e Betisit, pasi vëllai i tij më i vogël Yassin gjithashtu do angazhohet me klubin spanjoll.

Kujtojmë që francezi ishte pranë kalimit te Liverpool sezonin e kaluar, por që në fund dështoi derisa këtë merkato u kërkua nga Napoli e Milani.

Bota e futbollit në përgjithësi është befasuar me zgjedhjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat