Bale i paraqet një problem të ri Real Madridit

Futboll

Bale i paraqet një problem të ri Real Madridit

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 08:13
Gareth Bale

Gareth Bale po refuzon transferimin në Kinë.

Anësori uellsian është jashtë planeve të trajnerit Zinedine Zidane te Real Madrid, dhe nga drejtuesit e klubit po kërkohet largimi i tij këtë afat kalimtar të transferimeve.

Sipas Cadena Ser, lojtari që i kushtoi Real Madridit 100 milionë euro në vitin 2013, po refuzon të largohet në drejtim të Kinës.

Janë dy skuadrat nga Kina, Jiangsu Suning dhe Shanghai Shenhua, që kanë shprehur gatishmërinë të plotësojnë kërkesat financiare të lojtarit.

Por, Bale që ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2022, po refuzon largimin.

Bale nuk u përfshi në formacionin e Zinedine Zidanes në miqësoren e fundit kundër Bayern Munich, ku ‘Los Blancos’ u mposhtën 3:1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat