Hazard: Kjo gjë duhet të ndodh çdo sezon te Real Madrid

Futboll

Hazard: Kjo gjë duhet të ndodh çdo sezon te Real Madrid

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 08:51
Foto

Ylli belg është emri më i madh që iu është bashkuar ‘Los Blancos’ këtë verë, kur nga Chelsea u transferua në ‘Santiago Bernabeu’ për rreth 100 milionë euro.

Real Madrid ka ndërhyrë në tregun e transferimeve këtë verë duke sjellë disa lojtarë, pas një sezoni dëshpërues vitin e kaluar, duke përfunduar në vendin e tretë në La Liga, dhe duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve nga Ajax.

“Kur luani për Real Madridin, ju duheni të fitoni gjëra në çdo sezon. Ju duhet të fitoni, fitoni, fitoni”, ka thënë Hazard për faqen zyrtare të ‘Los Blancos.

“Nëse nuk fitoni Ligën e Kampionëve tifozët largohen dhe kjo pritet. Në këtë klub gjithmonë duhet të fitoni dhe andaj jam këtu”.

“Dua të luaj, të shënoj gola, dhe kur të vijë fundi i sezoni, të fitojmë trofe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat