Ëndrra e Dacit është që përmes futbollit të bëj krenar familjen e tij

Futboll

Ëndrra e Dacit është që përmes futbollit të bëj krenar familjen e tij

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 12:37
Ëndrra e Dacit është që përmes futbollit të bëj krenar familjen e tij

Erdon Daci flet pas nënshkrimit me Konyaspor, tregon ëndrrën e tij dhe premtimin ndaj tifozëve

Erdonn Daci është shprehur shumë i lumtur që i është dhënë mundësia të luaj në elitën e futbollit të Turqisë.

Ai dje vazhdoi kontratën edhe për katër vite (deri në vitin 2023) me skuadrën e tij Konyaspor, duke u bërë pjesë e ekipit të parë. 
“Jam super i kënaqur. Superliga është një nivel më i lartë, po me punë besoj që do t’ia arrijë që të luaj edhe në elitën e futbollit turk”, ka deklaruar Daci, pas firmosjes së marrëveshjes me Konyaspor.

Sulmuesi shkupjan ka një premtim për tifozët e klubit të tij.
“Tifozëve iu premtoj se do ta jap maksimumin dhe të kualifikohemi për në Ligën e Europës sezonin e ardhshëm”, shtoi ai.

Ëndrra e Dacit është që përmes futbollit të bëj krenar familjen e tij.
“Ëndrra ime është që të kënaqem duke luajtur futboll dhe ta bëj që familja ime të krenohet me mua”, theksoi Daci.
Ai nuk është tifoz i skuadrave të mëdha të kampionatit turk, sic janë G’saraj, Fenerbahce ose Beshiktash.

“Bëj tifo për Konyasporin, haha (qeshet). Nuk më pëlqejnë ato skuadra”, përfundoi Erdon Daci bisedën për gazetën Lajm.

Erdon Daci është 21 vjec, ndërsa te Konyaspor ka shkuar nga skuadra e Vardarit të Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat