Binjakët e Kosovës në prova të klubi i madh kroat - Bota Sot
Binjakët e Kosovës në prova të klubi i madh kroat

Futboll

Binjakët e Kosovës në prova të klubi i madh kroat

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 12:52
Binjakët e Kosovës në prova të klubi i madh kroat

Futbollistët e talentuar, binjakët Ermir dhe Erlind Shabani, janë në prova të skuadra me renome kroate Hajduku i Splitit. 

Image

Binjakët kanë udhëtuar për në Split të Kroacisë, pasi për dy javë do të jenë në prova tek Hajduku. 
Synimet e binjakëve është që të tregojnë cilësitë e tyre dhe t’i bindin trajnerët e kësaj skuadre, që të firmosin me ta.

“E gjithë kjo duke iu falënderuar agjentit të Hajdukut Albin Sahatxhiut nga Gjakova”, tha prindi i tyre Basriu. 

Futbollistet ferizajas aktualisht janë pjesë e klubit të futbollit Prishtina U-19dhe me paraqitjet e tyre të mira ne këtë klub, kanë shtyrë klubin kroat që t’u ofrojë mundësinë që të tregojnë talentin e tyre për të dytën here pasi qe ishin edhe vitin e kaluar! 

Image

Ermiri është edhe pjesë e kombëtares së Kosovës U-19. Binjakët kanë lindur me 26 dhjetor të vitit 2001. Ata janë në formë të mirë dhe besojnë e shpresojnë t’i kalojnë provat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...