A do të jetë kjo skuadra e re e Christian Eriksen?

Futboll

A do të jetë kjo skuadra e re e Christian Eriksen?

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 14:05
Eriksen

Atletico Madrid po mendon të përforcojë skuadrën me një tjetër emër të madh.

'Marca’ shkruan se Atetico Madrid janë të interesuar të sjellin në ‘Wanda Metropolitano’ mesfushorin e Tottenham Hotspur, Christian Eriksen, përcjell lajmi.net.

Eriksen është i vendosur të largohet nga Tottenham Hotspur, me shumë skuadra të interesuara për të.

Për danezin ka interesim edhe nga Real Madrid.

Por, janë Atletico Madrid që po kërkojnë të fitojnë këtë garë, duke ofruar deri në 70 milionë për 27 vjeçarin.

Eriksen ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat