Antonio Conte në sulm: Kurrë pranë Juventusit, dua t

Futboll

Antonio Conte në sulm: Kurrë pranë Juventusit, dua t

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 15:15
Antonio Conte

Derbi i Italisë do të luhet në Nanjing, mes Interit dhe Juventusit, teksa në konferencën për shtyp ka folur edhe Antonio Conte, trajneri zikaltër. Në prag të përballjes për International Champions Cup, ish-juventini sqaroi edhe sa i përket merkatos:

"Për emrat që qarkullojnë mendoj se do të bëhen reflektime dhe do të merren vendime për të mirën e Interit, duke pasur parasysh gjithçka, jo vetëm fushën".

"Duhet kohë për të krijuar një bazë solide dhe për të çuar klubin aty ku i takon. Ndryshimet që po ndërmerr pronësia e re janë në sytë e të gjithëve".

Sa i përket ndeshjes, Conte tha: "Do të jetë një miqësore e rëndësishme: është një moment ku të dy ekipet janë në fazë përgatitjesh. Si ne, ashtu edhe ata, duam të luajmë sa më mirë dhe të shohim përmirësime".

"Eshtë hera e parë që përballem ndaj Juventusit që kur mbaroi raporti me ata. Në të shkuarën kishte ndodhur me ekipe të tjera, si Arezzo dhe Atalanta. E kotë të them që sidoqoftë kjo ndeshje më sjell emocione që janë të natyrshme".

"Do të bëjmë çmos për të fituar. Në fillim do të kem emocione, më pas do të fokusohem.

Nuk kam qenë kurrë pranë Juventusit, asnjë telefonatë. Ishte gjithmonë Interi ai që më shprehu besim".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat