Baseli grumbullon gjashtë futbollistë shqiptarë për Champions

Futboll

Baseli grumbullon gjashtë futbollistë shqiptarë për Champions

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 17:38
Baseli grumbullon gjashtë futbollistë shqiptarë për Champions

Baseli është duke u mbështetur në futbollistët shqiptarë për kualifikimet e Champions League.

Baseli për kundërshtarë në këtë rund e ka gjigantin holandez, PSG Eindhoven.

E për këtë takim trajneri i Baselit Marcel Koller ka grumbulluar gjashtë futbollistë shqiptarë.

Katër nga ta janë të konfirmuar dhe luajnë rregullisht me ekipin e parë si Taulant Xhaka, Albian Ajeti, Edon Zhegrova dhe i afruari i fundit Kemal Ademi.

Në listën B janë edhe portieri i talentuar Jozef Pukaj si dhe talenti tjetër shqiptar Tician Tushi.

Gjithsesi trajneri Koller ka marrë me vete gjashtë futbollistët shqiptarë, ndërsa më vonë do ta publikoj listën me 18 futbollistët e gatshëm për ndeshje.

PSV – Basel do të luhet sonte me fillim nga ora 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat