Turp, politika serbe ndërhyn në ndeshjen Slovan dhe kampioni i Kosovës

Futboll

Turp, politika serbe ndërhyn në ndeshjen Slovan dhe kampioni i Kosovës

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 18:15
Turp, politika serbe ndërhyn në ndeshjen Slovan dhe kampioni i Kosovës

Pas Kombëtares së Malit të Zi, tani skuadra e futbollit, Slovan Bratislava, mund të jetë viktimë e politikës serbe. Siç veproi në ndeshjen mes Malit të Zi dhe Kosovës, politika serbe po synon të ndërhyjë serish, tani në Ligën e Evropës, shkruan insporti.

Kësaj radhe, bëhet fjalë për skuadrën nga Sllovakia, Slovan Bratislava, që në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Evropës, do të takohet me Feronikelin.

Sipas mediumeve serbe, Komiteti Serb i Futbollit i ka kërkuar dy futbollistëve serbë Aleksandar Qavriq dhe Dejan Drazhiq të bojkotojnë ndeshjet ndaj Feronikelit.

E gjitha kjo me arsyen që Serbia nuk e njeh Kosovën.Presioni serb bëri që ndaj Kosovës për Malin e Zi të mos luajnë dy futbollistët serbë dhe trajneri Ljbisha Tumbakoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat