Hasanaj nënshkruan kontratë profesionale me Triglavin

Futboll

Hasanaj nënshkruan kontratë profesionale me Triglavin

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 19:25
Hasanaj nënshkruan kontratë profesionale me Triglavin

Qendërsulmuesi shqiptar i ligës së parë sllovene, Qëndrim Hasanaj, e ka vazhduar kontratën e tij me NK Triglav tani edhe si profesionist. 

Image

Hasanaj është formuar si futbollist në këtë klub dhe vazhdon të qëndron besnik ndaj tij. 

NK Triglav garon në ligën e parë, pra ligën kryesore të Sllovenisë ku Hasanaj është angazhuar në ekipin A edhe në sezonin e kaluar, por shkaku i një lëndimi nuk kishte mundur të luaj shumë.

Qëndrim Hasanaj është me prejardhje nga Suhareka, ndërsa është i inkuadruar në kombëtaren Shqiptare U21.

Kontrata e rinovuar me NK Triglav është dyvjeçare, pra deri në vitin 2021 dhe me këtë Hasanaj edhe zyrtarisht bëhet profesionist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat