Futbolli në kolaps, klubi i Superiores thirrje qeverisë: Merrni shembull Kosovën që të shpëtojmë!

Futboll

Futbolli në kolaps, klubi i Superiores thirrje qeverisë: Merrni shembull Kosovën që të shpëtojmë!

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 21:59
Foto ilustrim

Klubi i Bylisit i bën thirrje të hapur qeverisë që të ndërhyjë sa më parë për të shpëtuar sportin dhe futbollin në veçanti. Sipas drejtuesve ballshiotë, situata është shumë e rëndë dhe nuk është mbajtur premtimi që kryeministri bëri në takimin me komunitetin e futbollit disa muaj më parë.

Ja reagimi i Bylisit: 

Kanë kaluar 150 ditë dhe nuk ka asnjë lëvizje nga shteti për premtimin që na bëri vetë, klubet këtë sezon rrezikojnë të marrin pjesë në garë

Në 8 mars të këtij viti, në një ceremoni pompoze në “Hotel Tirana”, kryeministri i vendit Edi Rama premtoi se do të krijonte më në fund paketën ligjore dhe institucionale për sportin, duke dhënë edhe një afat 100-ditor. Që sipas premtimit i binte që në 8 qershor, palët të mblidheshin për të bërë konkluzionin dhe për të hartuar paketën, që pastaj do të kalonte në parlament apo aty ku duhej të kalonte për t’u bërë ligj. Tetë qershori iku, dhe 8 korriku po ashtu dhe po vjen 8 gushti, por as kryeministri nuk ia ka ngenë një pakete sportive.

Tashmë janë vetë klubet që kanë filluar që të kërkojnë llogari për një premtim që iu bë, dhe që ndihmon interesat e tyre. Në të tilla kushte është e pamundur që të vijohet, aq më tepër që kemi 108 vjet shtet dhe leksioni tashmë na vjen nga Kosova… Kanë vetëm 11 vit shtet, por Kosova u njeh bizneseve ulje deri në 30 për qind të detyrimeve, për investime në sport. Ndërkohë që lëvizja sportive e premtuar nga shteti në Shqipëri mbetet thuajse imagjinare, pa sasi e pa cilësi, pa vizion e pa të ardhme, dhe duket e Kryeministri e ka harruar apo e ka pasur thjesht një spot fushate…

Ndërkohë që klubet tashmë po falimentojnë, ndërsa mbështetje nga shteti nuk kanë. Grigor Tavo dhe dorëëheqjen, pasi e ka të pamundur që të vazhdojë me këtë sistem, ndërsa klubi i Bylisit, del hapur dhe kërkon që qeveria të mbajë premtimet, sepse futbolli është në kolaps. Në një daje për mediat, ballshiotët përmendin premtimet e qeverisë në tryzën e 8 Marsit që është harruar, por edhe tregon disa pika, që janë si kambanë alarmi dhe që i duhet dhënë zgjidhje.

“Ne si klub kemi pritur që të ketë reagim dhe mbajtje premtimesh nga qeveria, por që deri më tani nuk ka pasur më asnjë lëvizje konkrete. Ndërkohë që sporti vijon që të jetë në kolaps, e madje kriza po thellohet vit pas viti. Luftëtari dhe presidenti Grigor Tavo dolën hapur dhe treguan qartë se në një rrugë si kjo ku investon dhe nuk merr asnjë mbrapsh, nuk vazhdohet më!

Futbolli në Kosovë është një leksion për qeverinë tonë dhe është një shtet që është krijuar para 11 vitesh, ndërkohë që neve kemi 108 vjet shtet dhe jemi shumë mbrapa. Kosovës sot e kësaj dite, kur synojmë që si shtet të hyjmë në Europë, por në futboll jemi duke shkuar në gropë!

Çfarë do të bëhet me këtë futboll, ne sot kemi tri javë që kemi nisur stërvitjet por nuk gjejmë dot kundërshtarë sepse ekipet nuk janë grumbulluar, disa me borxhe, disa po falimentojnë, futbolli është në kolaps total financiar. Kështu i bie që mos të ketë më futboll apo në si klube për një vit të mos marrim pjesë në garë derisa qeveria të kujtohet dhe t’u thërrasë mendjes për të zbatuar paketën që ka premtuar vetë ”, – është ky reagimi i klubit të Bylisit.

Kanë kaluar 150 ditë dhe asnjë ligj nuk është kaluar. Ndërkohë që Ligji Sponsorizimeve, ku 30% e taksave biznesi mund t’i hedhë në sport, siç ndodh edhe në Kosovë, nuk ka kaluar dhe investitorët po ikin, siç është rasti i Tavos ditën e djeshme në Gjirokastër.

-U premtua nga Kryeministri në “Tryezën e Reformës në Sport” që për 100 ditë do të plotësohen këto pika:

1- U premtua 0 Tatim mbi të ardhurat personale për të gjithë lojtarët për një periudhe 5 deri në 10 vjet.

2- 0 TVSH per investime ne sport.

3- Falja e gjobave dhe kamat vonesave për klubet që kanë detyrime në tatime.

– Shtatë pikat që evidenton klubi ballshiot nga mungesa e bashkëpunimit me shtetin

Vështirësitë financiare që kalojnë klubet.

Largimi Tavos dhe arsyet që ai jep plotësojnë panoramën e tablosë së futbollit dhe problematikës së tij.

Mungesa e investimeve sjell vështirësi dhe pengon zhvillimin.

S’ ka asnjë lehtësi fiskale ç’ka i tremb dhe nuk i afron investitorët.

Për të kapërcyer këtë gjendje e cila i është bërë e qartë edhe shtetit shqiptar, është organizuar një tryeze dhe morëm premtimin nga Kryeministri se do të miratohej një paketë fiskale. Kanë kaluar afatet dhe asnjë lajm i mirë e jo më lëvizje konkrete.

Po fillon edicioni dhe disa klube janë në vështirësi. Po të vazhdojë kështu, futbolli do të vdesë dhe do të jetë vonë sa më shumë të shtyhen lëvizjet e qeverisë.

Urgjentisht kërkohet ndërhyrje nga të gjithë, për ta shpëtuar futbollin. Në radhë të parë nga shteti. Jo vetëm se ka premtuar, por se ka përgjegjësi për futbollin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat