Lajm i keq për Milanin, Andre Silva refuzon Monacon

Futboll

Lajm i keq për Milanin, Andre Silva refuzon Monacon

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 22:12
Andresa Silva

Lajm i keq për Milanin. Transferi i Andre Silvas në Monaco ishte shumë afër por ka dështuar, pasi që portugezi nuk ka arritur marrëveshje personale me skuadrën franceze

Sipas MilanNews.it, sulmuesi ka dështuar për të arritur një marrëveshje personale me Monacon, përderisa klubi po ashtu është përpjekur për të ulur çmimin e sulmuesit në minutat e fundit.

Kështu, marrëveshja është prishur dhe mbetet të shihet nëse do të këtë negociata të reja për sulmuesin.

Pavarësisht kësaj, tentimi i “kuqezinjve” për ta transferuar Angel Correan nuk do të ndikohet nga kjo lëvizje. Raportohej që Milan do të përdorte 30 milionët nga shitja e Silvas për ta blerë sulmuesin e Atletico Madridit, por raportet e reja të mediave thonë se marrëveshja ende është në tavolinë.

Në orët në vazhdim do të këtë edhe më shumë lajme. Të mërkurën në mëngjes, në ora 3 sipas kohës europiane, Milan do të përballet me Bayern Munichun, që është ndeshja e parë parasezonale në kuadër të International Champions Cup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat