Valverde heq dorë nga titullari: Koha kalon, ai është e shkuara

Futboll

Valverde heq dorë nga titullari: Koha kalon, ai është e shkuara

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 22:22
Ernesto Valverde

Ernesto Valverde nuk ka më besim tek Ivan Rakitic. Trajneri i Barcelonës ka folur sot pas miqësores së humbur 2-1 ndaj Chelsea, duke thënë se mesfushori kroat duhet të djersitë shumë për të siguruar një fanellë si titullar sezonin e ardhshëm.

“Ka qenë një futbollist i rëndësishëm, por nuk e di nëse do të jetë sezonin e ardhshëm. Kanë ardhur dhe po vijnë lojtarë të rinj, ndaj duhet ta fitojë në fushë fanellën e titullarit. Koha kalon. Për mua ka qenë i rëndësishëm”, tha Valverde. 

Rakitic realizoi sot golin e vetëm të ekipit katalanas në miqësoren ndaj Chelsea, një gol në minutën e 90-të që vlejti vetëm për statistikë.

Më pas, trajneri ka folur edhe për mundësinë e rikthimit të Neymar: “Është lojtar që luan me PSG-në dhe nuk flas për ata që luajnë me ekipet e tjera. Griezmann? Duhet të mësohet me lojën e skuadrës, por kur ka topin krijon rrezikshmëri te zona kundërshtare. Pres shumë nga ai. Ndërsa De Jong mund të luajë në disa role edhe pse ndaj Chelsea luajti si mesfushor para mbrojtjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat